........:::::::HaCkEr DiTi::::::::........

Leshani


Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës, në luginën me të njëjtin emër. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Sipërfaqja: 742 ha, 70 ari, 77 m.
Familjet: Kryeziu, Krasniqi, Gashi, Kabashi, Bytyçi, Elshani, Berisha, Avdyli, Kodra, Kotorri, Buzhala, Papaj, Ramadani, Gjogaj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Rrezina, Pojata, Kalldërmi, Gerbishtë, Gurinë, Te Jazi, Syderek, Resula Shtepelan, Magjarka, Mali i Kiqes, Te Lisi i Madh, Te Mullini, Te Udha e Shk-upit, Te Bregu, Tishina, Tershevina, Te Baraki, Sixhivina, Bunarishtë, Samarishtë etj.
Gjurmime arkeologjike në lokalitetin e këtij fshati nuk janë bërë. Mirëpo në vendet si: Bunarishtë, Samarishtet, Varrezat apo te disa lokalitete tjera, banorët gjatë punimeve të tokës kanë gjetur edhe enë prej dheu, votra të zjarrit, eshtra të njerëzve, themele të shtëpive etj., që dëshmojnë vjetërsinë e vendbanimit. Thuhet se aty ka ekzistuar një burim i fortë, që pastaj është mbyllur. Aty janë gjetur gurë të gdhendur mbi drunj dhe gjësende tjera.
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348. Pastaj në një dokument arkivor të vitit 1454 përmenden banorët e këtij fshati, si dhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Me emrin Leshanje është i regjistruar në një hartë austriake të punuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
Në historikun e shkollës fillore të këtij fshati shkruan: "Historiku i fshatit daton që nga lashtësia. Sipas tregimit të njerëzve para 150-200 viteve (fjala është për vitin 1959 kur është shënuar), në fshat ishin 7-8 shtëpi. Familja më e vjetër në fshat është Goshnjakët. Ajo është familje shqiptare, sepse ata janë të parët që u vendosën këtu. Pas disa dekadave gradualisht vendosen edhe familjet serbe..".
Dikur nëpër Leshan kanë kaluar tregtarët nga Shkodra për në Shkup, ku edhe sot një rrugë e mban emrin "Udha e Shkupit".
Me emrin Leshan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Xhamia e Leshanit është ndërtuar në vitin 1604-1610 dhe është një prej më të vjetrave në këtë anë. Pranë xhamisë ka qenë edhe banja publike (hamami) ku edhe sot gjenden disa themele dhe një govatë prej guri. Afër xhamisë në pjesën perëndimore ka ekzistuar edhe Kulla e Pashajve. Në lindje të fshatit, ka ekzistuar mulliri i ndërtuar me gurë etj.
Prej vitit 1913 e deri në vitin 1941 nga ky fshat prej presionit janë shpërngulur 15 familje me 140 anëtarë; kryesisht në Turqi.
Në këtë vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 7 familje kolone serbe.
 
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 27 shtëpi (15 shqiptare, 11 serbe, 1 rome);
në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 12 familje serbe;
në vitin 1913 - 603 banorë;
në vitin 1919 - 64 shtëpi me 417 banorë (50 shtëpi shqiptare me 287 banorë dhe 14 shtëpi serbe me 130 banorë);
në vitin 1921 - 70 shtëpi me 421 banorë;
në vitin 1928 - 68 shtëpi me 402 banorë;
në vitin 1948 - 107 shtëpi me 469 banorë;
në vitin 1953 - 111 shtëpi me 755 banorë;
në vitin 1959 - 120 familje me rreth 750 banorë shqiptarë e rreth 350 banorë serbë;
në vitin 1961 - 130 shtëpi me 866 banorë (600 shqiptarë, 265 serbe, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 136 shtëpi me 1181 banorë (888 shqiptarë, 292 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 201 shtëpi me 1589-banorë (1.270 shqiptarë, 310 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin të regjistruar 324 banorë serbë, 2 egjiptianë dhe 2 të tjerë. Banorët shqiptarë e kishin bojkotuar regjistrimin.
Rreth vitit 1996 fshati ka pasur 190 shtëpi me 1850 banorë shqiptarë dhe 50 shtëpi serbe. Nga agresori serb më 28 mars dhe më vonë gjatë vitit 1999 u dogjën tërësisht 135 shtëpi, kurse pjesërisht edhe 220 objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Forcat kriminale serbe në bashkëpunim me paramilitarët serbë dhe formacionet vendëse serbe, vranë, masakruan dhe dogjën 10 civilë të pafajshëm, ndërsa dy dëshmorë nga ky fshat ranë në altarin e lirisë. U shkatërrua objekti i shkollës me tërë dokumentacionin dhe bibliotekën. Është djegur dokumentacioni i shoqatës së historianëve të komunës së Therandës, selia e të cilës ishte në këtë fshat. Pas tërheqjes së ushtrisë serbe dhe hyrjes së trupave të NATO-s banorët serb u larguan nga fshati. Më vonë u shkatërruan edhe shtëpitë serbe.
Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 ky vendbanim kishte 2147 banorë

 

Mir se erdhet ne web
faqen
www.diti.net
ketu mund ta
gjeni ate qe e kerkoni
EnDrA BooSi
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free