FJALË TË URTA!
1.Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret
2.Ai që ngutet, çdoherë vonohet
3.Ai që premton shumë, bën pak
4.Ai që s'bindet, nuk din të komandojë
5.Ai që nuk e don babanë dhe nënën,
ai nuk e don askend
6.Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi
7.Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin
8.Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua
9.Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
10.Ai që shumë flet, gjë në dritë
nuk çet
11.Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër
12.Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon
13.Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun
14.Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
15.Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël
16.Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
17.Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë
18.Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
19.Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo
20.Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt
21.E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna
22.Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë
23.Një punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura
24.Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet
26.Mos u prish me vellanë për punë te shokut, sepse shoqeria zhduket, vëllazeria mbeteT
26.Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.
27.Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh
28.Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar-
29.Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën , sesa të mos luftosh asnjeherë
30.Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne çastin e duhur
31.Budallën mos e vet se t'kallxon vet
32.Buka në bark, forca në shtat
33.Buka s'ka turp
34.Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
35.Bukë e kripë e zemër
36Bukë e qepë dhe shëndet
37.Buka prej qielli s'vjen
38.Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë
39.Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
40.Bukuria e gruas duket në mëngjes
41.Bukuria një ditë, veprat një jetë
42.Bukuria të habitë, bukuria të koritë
43.Burgu është varr për së gjalli
44.Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë
45.Burgu për burra është
46.Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
47.Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
48.Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë
49.Burri me dy gra, këmishën pa la
50.Burri në shtëpi, si kërcu i zi
51.Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë
52.Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
53.Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

 

Mir se erdhet ne web
faqen
www.diti.net
ketu mund ta
gjeni ate qe e kerkoni
EnDrA BooSi
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free